Rrëzohet nga rimorkio i mituri që po mblidhte kanaçe
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është rrëzuar aksidentalisht një i mitur i cili mblidhte kanaçe.
“Raportohet se përderisa i dyshuari mashkull K-Shqiptar ishte duke mbledhur kanaçe nga rimorkio aksidentalisht është rrëzuar viktima i mitur mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut lëndimet janë të natyrës së lehtë. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Indeksonline/