Rrëzohet nga shkallët, humb jetën një person në Prizren

Një person ka humbur jetën të enjeten në Prizren pasi ai dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, transmeton IndeksOnline.
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e cila po e heton këtë ngjarje.
“Të enejten rreth orës 18:00, viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është në procedurë hetimore./IndeksOnline/