Rrëzohet një aeroplan udhëtarësh, në Teheran, 176 të vdekur

Një aeroplan Ukraians, “Airlines Boeing 737”, me 176 pasagjerë, sot u rrëzua jashtë Teheranit.
Siç raporton CNN, të gjithë pasagjerët që ishin brenda aeroplanit, vdiqën.
Siç njoftojnë mediat amerikane, thuhet se aeroplani është rrëzuar vetëm pak minuta pasi që doli nga Aeroporti Internacional në Imam Khomeini.
Rrëzimi i aeroplanit që vrau 176 persona jashtë Teheranit më herët sot është vetëm i fundit në një seri incidentesh vdekjeprurëse të aviacionit që kanë ndodhur në Iran. Kjo përfshin:
Në vitin 2009, një aeroplan u rrëzua në veriperëndim të Iranit, afër qytetit të Qazvin. Ai u zhyt në tokë dhe u shpërbë në ndikimin, duke vrarë të gjithë 168 pasagjerë dhe ekuipazhin – përfshirë 10 anëtarë të ekipit të xhudos rinore të vendit.
Në vitin 2011, një avion iranian u rrëzua pranë qytetit veriperëndimor të Orumiyeh, në mot të keq. Shtatëdhjetë e shtatë njerëz u vranë.
Në vitin 2018, një aeroplan iranian Aseman u rrëzua në fshatin Kohangan, në jug të vendit, duke vrarë të gjithë 65 personat në bord, shkruan CNN-i, transmeton IndeksOnline.
Në vitin 2019, një aeroplan ngarkesash Boeing 707 që i përkiste ushtrisë së Iranit u rrëzua pranë Teheranit pasi piloti humbi kontrollin e avionit. Pesëmbëdhjetë njerëz në bord vdiqën.