Rrëzohet një aeroplan në Kosta-Rika, humbin jetën pesë persona

Një aeroplan i vogël që po udhëtonte drejt kryeqytetit të Kosta-Rikës nga San Jose është rrëzuar sot.
Nga rrëzimi i këtij aeroplanit kanë humbur jetën pesë nga gjashtë pasagjerët që gjendeshin në bord.
Zjarrfikësit thanë se kanë lokalizuar copëzat e aeroplanit dhe kanë konfirmuar se shumica që ishin në bord kanë humbur jetën.
Personi i gjashtë që Kryqi i Kuq e identifikoi si një grua 31-vjeçe, është në gjendje kritike.
Të gjithë të tjerët që ishin në bord janë nga Kosta-Rika, ka njoftuar autoritet i aviacionit civil në këtë vend.