75 Mall Live Search
21:00 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / F.R

Rrëzohet një aeroplan në Mannheim‑Neckarau, pasagjerët shpëtojnë përplasjes

Një aeroplan i vogël u rrëzua sot në Neckarauer Straße, në qytetin Mannheim

Sipas pamjeve të publikuara, aeroplani është shkatërruar pothuajse tërësisht, ndërsa në vendngjarje shihen ekipe të shumta zjarrfikësish, policie dhe shpëtimi, të cilët po punojnë për sigurimin e zonës.

Sipas raportimit të MRN-News, pavarësisht pamjeve dramatike, personat që ndodheshin në bord kanë shpëtuar gjallë, duke u larguar nga aeroplani me ndihmën e ekipeve të emergjencës, transmeton IndeksOnline.

Autoritetet kanë mbyllur rrugën dhe po punojnë për të zbuluar shkakun e rrëzimit, i cili për momentin mbetet i paqartë.