Rrëzohet një aeroplan, në Turqi

Një aeroplan është rrëzuar në mëngjesin e sotëm, në Turqi.
Mediat turke bëjnë të ditur se aeroplani është ngritur nga aeroporti “Hezarfen” i Stambollit.
Jozyrtarisht bëhet e ditur se aeroplani është stërvitor dhe në të kanë qenë pak persona.
Nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar apo cili është bilanci i këtij aksidenti.

Aeroplani është rrëzuar në një fushë në Büyükçekmece./Indeksonline/
