75 Mall Live Search
07:15 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Rrëzohet një avion në Suedi

Një avion, me të paktën 9 persona në bord, është raportuar se është rrëzuar pranë qytetit Orebro në Suedi.

Mediat suedeze raportojnë se në avionin e vogël ndodheshin 8 parashutistë dhe piloti. Mësohet se avioni është rrëzuar vetëm pak sekonda pasi ishte ngritur.


Disa autoambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se një person është dërguar në spital, ndërsa fati i të tjerëve është ende i paqartë.