Rrëzohet një avion ushtarak rus, pasagjerë ishin pengjet e luftës

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar në rajonin Belgorod të Rusisë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në aeroplan gjendeshin 65 robër lufte ukrainas, raporton BBC.
Ministria shtoi se në bord ishin gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues.
Sipas Moskës, ukrainasit do të ishin pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.
Në anën tjetër, guvernatori lokal, Vyacheslav Gladkov njoftoi përmes platformës “Telegram” se të gjithë pasagjerët në bord kanë vdekur.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Ukrainën për këtë incident, duke e quajtur ngjarjen “një akt barbar”.