Rrëzohet një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë, pëson lëndime të rënda trupore

Në klinikën e Pediatrisë në Prishtinë është rrëzuar një fëmijë i cili ka pësuar lëndime trupore.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se gjendja e fëmijës është e rëndë mirëpo mjekët po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar jetën.
Rasti sapo ka ndodhur ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin./IndeksOnline/