Rrëzohet një helikopter në Aeroportin e Shkupit

Para pak çastesh në aeroportin e Shkupit është rrëzuar një helikopter.
Helikopteri është i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndryshe mësohet se helikopteri është i Ministrisë për Punë të Brendshme, raporton Alsat-m.
Zëvendësja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska për Slloboden Peçat e ka konfirmuar rastin dhe tha se nuk ka viktima e as të lënduar rëndë.
Helikopteri po furnizohej me derivate dhe se në një moment është rrokullisur. Po ashtu mësohet se shkaqet e këtij aksidenti janë erërat e forta.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet hetimore dhe zjarrfikësit, duke vënën nën kontroll situatën.
Pritet që detaje MPB të jep gjatë ditës. Fotografia është dërguar nga të punësuar në aeroportin.