11:55 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / MSH

Rrëzohet një helikopter pranë plazhit me turistë (PAMJE)

Një helikopter u rrëzua në Oqeanin Atlantik pranë plazhit në Miami Beach të shtunën, disa metra larg banjave në një nga plazhet e njohura në mesin e turistëve, thanë zyrtarët.

Dy pasagjerë nga helikopteri janë transportuar në një spital aty pranë në gjendje stabile dhe sipas të dhënave në dispozicion duket se nuk ka më të lënduar, raporton AP.

Departamenti i Policisë së Miami Beach njoftoi në Twitter se mori një telefonatë këtë pasdite për një aksident në zonën pranë South Beach.

Një video e publikuar nga policia tregon një helikopter që zbret mbi oqean dhe përplaset në ujë, ndërsa njerëzit bëjnë banja dielli në plazh dhe të tjerët notojnë, sipas AP.