Rrëzohet një punëtor në vendin e punës, merr lëndime trupore

Një punëtor ka marrë lëndime trupore pasi është rrezuar në vendin e punës, raporton IndeksOnline.
Rasti ka ndodhur sot në mensditë në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë ku punëtori ka rënë në tokë derisa ishte duke vendosur grila hekuri në një ballkon të një shtëpie private.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë autoambulanca e cila ka bartur të lënduarin drejt Qendrës së Mjekësisë Urgjente. /IndeksOnline/