75 Mall Live Search
13:29 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rrëzohet oxhaku, intervenojnë zjarrfikësit në qendër të Prishtinës

Rrëzimi i oxhakut të një ndërtese në qendër të Prishtinës, ka vënë në lëvizje zjarrfikësit e Kosovës.

Vendi përreth ndërtesës, në sheshin “Nënë Tereza”, është siguruar derisa zjarrfikësit ta kryeninë punën e tyre, raporton IndeksOnline.

Mbrëmë kishte erëra të fuqishme dhe reshje shiu e bore, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në gjithë vendin./IndeksOnline/