16:27 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rrëzohet pema në oborrin e shkollës, shtyp për vdekje vajzën 6 vjeçe

Një vajzë vetëm 6 vjeçe u shtyp nga rrëzimi i një peme në oborrin e shkollës.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, e mitura nuk arriti që ti mbijetojë dëmtimeve të pësuara.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shkollës në Gosforth Park First School të Newcastle, qytet në veri të Anglisë, gjatë ditës së premte.

Në vendin e ngjarjes mbërriti ndihma e shpejtë, ku pavarësisht ndihmës së dhënë, e mitura ndërroi jetë ditën e shtunë, si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Policia e zonës deklaroi se ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen, e cila dyshohet të jetë aksidentale. /a.y/noa.al