Rrëzohet një punëtor në Pejë, kjo është gjendja e tij shëndetësore
Një person në Pejë është rrëzuar në vendin e punës.
Për pasojë, viktima ka marrë lëndime, ku është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile, përkatësisht, jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është informuar dhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/