Rrezohet reklama në Breg të Diellit, rrezikon qytetarët, dëmtohet vetura
Erëra të forta ka pasur përgjatë natës por janë duke vazhduar edhe sot në gjithë vendin.
Si pasojë e kësaj dikush mundi të lëndohej fizikisht përderisa po kalonte në rrugën ‘Enver Maloku’ tek Bregu i Diellit në Prishtinë.

Një shtyllë e vjetërsuar e cila mbante disa reklama është rrëzuar duke goditur kështu një veturë e cila po qarkullonte në këtë anë, transmeton Indeksonline.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale që i janë shkaktuar veturës në fjalë./Indeksonline/




