Rrëzohet shtylla elektrike në Lakrishtë, bllokohet rruga (Video)

Një rrugë në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës është bllokuar për qarkullim, pasi që një shtyllë elektrike është rrëzuar në mes të saj.
Lexuesit e IndeksOnline kanë treguar se shtylla është goditur nga një kamion ndërsa telat e rrymës janë të shpërndarë nëpër asfalt.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ndërsa është njoftuar edhe KEDS./IndeksOnline/