Rrëzohet shtylla elektrike në Tophane, rrezikohen qytetarët

Një shtyllë elektrike është rrëzuar në lagjen Tophane, në Prishtinë.
Disa fotografi të dërguara nga lexuesit, shihet se shtylla dhe kabllot janë shtrirë përtokë.

Rrëzimi i shtyllës elektrike ka ndodhur si pasojë e reshjeve të borës.
Edhe në orët e para të mëngjesit dëmi nuk është riparuar. /IndeksOnline/
