18:26 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rrëzohet shtylla elektrike, shqetësohen banorët e fshatit Stanovc

Një shtyllë elektrike në fshatin Stanovc i Poshtëm të Vushtrrisë është rrëzuar mbi çatinë e një shtëpie.

Banorët për Indeksonline kanë shprehur shqetësime, pasi kjo po rrezikon jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Ata kanë thënë se kanë lajmëruar organet e KEDS-it dhe Policinë, por që ende nuk kanë ardhur ta rregullojnë.

Shikoni këto pamje në rrugën ‘Bekim Thaçi’ në këtë fshat.