Rrëzohet një turk nga skelet, në Graçanicë

Në mëngjesin e djeshëm një shtetas turk që po punonte në një vend ndërtimi në Graçanicë, në rrethana ende të panjohura është rrëzuar nga skelet duke pësuar kështu lëndime trupore, transmeton IndeksOnline.
Policia në raportin 24-orësh njofton se viktima është dërguar në spital, ndërsa në lidhje me rasti është njoftuar prokurori.