75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / AR

Rrëzoi Lady Gaga-n nga froni, këngëtarja thyen rekordet në Spotify

Ariana Grande po e mbyll këtë vit me një tjetër fitore, kësaj here në Spotify.

Ajo ka thyer zyrtarisht rekordin e të gjitha kohërave për numrin më të madh të dëgjuesve mujorë nga një artiste femër në historinë e Spotify, duke arritur kulmin me 126.81 milionë dëgjues mujorë.

Me këtë arritje, ajo tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur nga Lady Gaga duke vendosur një standard të ri për gratë në këtë platformë.

Kjo nuk është hera e parë që ajo i afrohet shifrave rekord.

Një tjetër sukses pati gjithashtu sezonin e kaluar të Krishtlindjeve, kur kënga “Santa Tell Me”, dominoi listat e dëgjimit në mbarë botën. Kjo këngë dëgjohet thuajse çdo vit gjatë festave.

Këto arritje njëra pas tjetrës dëshmojnë edhe një herë fuqinë e këngëve të saj dhe ndikimin që Ariana ka.

Dhe nëse historia është tregues, ky rekord mund të mos zgjasë shumë, sepse Ariana duket se e tejkalon veten çdo herë.