Rrezon Elezaj vazhdon të shkëlqejë për Turqinë, ishte vendimtar ndaj Spanjës (Pamje)

Talenti 17-vjeçar, Rrezon Elezaj me preardhje nga Radafci i Pejës, po shkëlqen ë Kampionatin Evropian të Basketbollit U-17.
Elezaj të premten mbrëma ishte vendimtar në fitoren e Turqisë kundër Spanjës, me rezultat 59-57, shkruan IndeksOnline.
Ai shënoi dy pikët e fundit të ndeshjes, duke i siguruar fitoren Turqisë dhe e kualifikoi në gjysëmfinale.

Rrezon Elezaj me gjatësi 217 cm, shënoi nëntë pikë në ndeshjen ndaj Spanjës.

Në gjysëmfinale, Turqia do të përballet me Italinë./IndeksOnline/