75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Rri në shtëpi e këndo – fito një këngë të re me videoclip nga Mixey Music dhe Onima

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pas shpërbilimit të fituesit së barcoletës më të mirë, edhe personat e tjerë do të kenë mundësi të fitojnë dicka, shkruan IndeksOnline.

Sfida e radhës nga komuna e Prishtinës është këndimi.

Ahmeti ka njoftuar se coveri më i mirë do të shpërblehen me një këngë të re nga producenti Mixey Music dhe për videoclip do të kujdeset Onima.

“Pasi fituesi i vicit/fores/barcoletës më të mirë e hongër dje iftarin e shtruar nga komuna ? (ju past bo mirë), fillojmë me garën tjetër.

This is beautiful!

Coveri më i mirë

#rriNshpi

P.s. Falemnderit për bashkëpunimin Mixey Music dhe Onima”, ka shkruar Ahmeti.

Në këtë garë kanë të drejtë të marrin pjesë banorët e komunës së Prishtinës. Kenga duhet të jetë 4 minuta./IndeksOnline/