22:07 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / AR

“Rri urtë”, plas keq në Big Brother: Mati fjalët me mua, llap si b*thë turtulli

Një tjetër debat është zhvilluar mes Ilirit dhe Eltonit brenda shtëpisë së Big Brother. Përplasja mes tyre ka të bëjë me një audicion të ndodhur një dekadë më parë, ku Eltoni pretendon se nuk është ndihmuar nga Iliri.

Ata kanë debatuar sërish pasi Iliri vendosi të “hakmerret” ndaj Eltonit duke e çuar në nominim bashkë me veten dhe Arbërin. Eltoni e cilësoi si zero dhe i tha që të rrijë urtë ndërsa Iliri nga ana tjetër, kërkoi që të tregohej i matur me fjalët.

Pjesë nga biseda:

Ilir: Si b*thë turtulli, vetëm llap llap llap.

Elton: Ti për mua je zero.

Ilir: Një njeri që i vendos grada vetes, për mua është baras me zero. Ti je një nga ata.

Elton: Faleminderit. Ik e flej tani.

Ilir: Ti mua ik e flej, vazhdo…

Elton: Rri urtë pra.

Ilir: Ti më thua mua rri urtë?

Elton: Është më mirë.

Ilir: Ule tonin. Me kë po flet ti. Fjalët mati me mua.

Elton: Do t’i masim të dy me njëri-tjetrin.

Ilir: Nuk kam ardhur të kërkoj punë tek ty, ndoshta ke ardhur ti tek mua. Ke ardhur duke qarë këtu brenda se nuk të kisha zgjedh.

Elton: Unë te ty nuk kam kërkuar se nuk ishte produksioni jot.

Ilir: Po ti erdhe duke qarë këtu brenda se nuk të kisha zgjedhur.

Elton: E kisha për vlerësimin që i bën shqiptarëve…