10:40 / E Hënë, 27 Maj 2024 / k.v

Rrihen fort mes veti 4 persona afër Drenasit, dy përfundojnë në QKUK

Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja e katër personave në Poklek të Vjetër të Drenasit, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rrahja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa si pasojë e saj dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku njëri është liruar ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në mbikëqyrje të policisë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje ndërsa njësiti i hetimeve po vazhdon të merret me rastin./IndeksOnline/