Rrihen mes vete 2 familje afër Drenasit, autoambulancat i bartën të lënduarit drejt QKUK-së

Një rrahje e rëndë midisdy familjeve ka ndodhur mbrëmë në një fshat afër Drenasit.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se anëtarët e këtyre familjeve fillimisht kanë pranuar ndihmë në QKMF-në e Drenasit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda janë transportuar me dy autoambulanca drejt QKUK-së.
Policia i është përgjigjur rastit dhe po merret me hetimin e tij ku deri tani motivet që kanë çuar te rrahja masive mbesin të panjohua.
Ende nuk ka informacion rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarve të shtrirë në QKUK./IndeksOnline/