75 Mall Live Search
10:17 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / k.v

Rrihen mes vete dy burra të dehur në Mitrovicë, njëri prej tyre me lëndime të rënda dërgohet në QKUK

Dy meshkuj, në gjendje të dehur janë përleshur në mes vete, mëngjesin e së dielës në Mitrovicë, transmeton IndeksOnline.

Të dyshuarit janë dërguar për traitim mjekësor ku njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Rasti është raportuar rreth orës 04:00 dhe me të po merret njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor./IndeksOnline/