75 Mall Live Search
09:45 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / FR

Rrihen mes vete dy persona në aeroportin “Adem Jashari”

Dy persona raportohet se janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkures, rreth orës 09:30.

Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.