75 Mall Live Search
08:40 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Rrihen mes vete dy persona në Prishtinë, policia arreston 46 vjeçarin

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Elena Gjika” në Prishtinë, në ora 19:00.

Policia raporton se   mjete të forta dy persona në Prishtinë, policia arreston

mes vete dy persona me mjete të forta, arrestohet 46 vjeçari

Dje rreth orës 19:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Elena Gjika” në Prishtinë,  ka pasur një përleshje në mes të dy personave.

Lidhje me këtë rast për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se kanë filluar ndërmarrjen e hetimeve në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërsa ka theksuar se një person ka marrë lëndime gjatë përleshjes.

“Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta. Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Po ashtu policia ka arrestuar të dyshuarin N.V, 46 vjeçar.

“Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar të dyshuarin; N.V mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, theksoi Ahmeti.