14:29 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Rrihen mes vete në Gjilan, një prej të dyshuarve godet qëllimisht viktimën me veturë

Raportohet se katër persona të dyshuar pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre pas tretmanit mjekësor me veturën e tij qëllimisht ka goditur veturën e viktimës dhe ka lënduar viktimën tjetër.

Katër të dyshuarit janë arrestuar në Gjilan dhe me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/