Rrihen mes vete tre persona në Suharekë, njëri prej tyre lëndohet rëndë

Një incident ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, ku tre persona u përfshin në një sherr fizik.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123”, raporton IndeksOnline.
Sipas policisë, sherri fizik ndodhi pasi palët kishin një mosmarrëveshje.
Një nga të përfshirët pësoi lëndime të rënda trupore, për të cilat mori trajtim mjekësor.
“Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”./IndeksOnline/