Rrihen për pronën në Podujevë, bëhen për spital 4 meshkuj e një femër!

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në Podujevë, ku janë përfshirë disa persona.
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, pasi ata dyshohet se morën pjesë në këtë rrahje, e cila lidhej me një kontest pronësor, e ku u përfshi edhe një viktimë femër.
Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore, pasi gjatë rrahjes kanë përdorur edhe mjete të forta druri, ku ata kanë marrë trajtim mjekësor, transmeton Indeksonline.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/