75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 23 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Rrihen vëlla e motër në Podujevë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftua për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në qytetin e Podujevës.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, ku sipas njoftimit të Policisë vëllai dhe motra janë rrahur mes vete duke pësuar lëndime trupore.

‘’Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore’’, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/