75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 29 Mars 2024 / FR

Rrihet brutalisht reperi shqiptar, Sin Boy (VIDEO)

Reperi shqiptar, i cili vepron dhe jeton në Greqi, Sin Boy është sulmuar nga disa persona të maskuar teksa ishte në një parukeri në Athinë.

Ai ka qenë live në profilin e tij në TikTok kur ngjarja u zhvilllua.  Sin Boy shihet në video kur bie nga karrigia i tronditur.

Më pas në lokal kanë hyrë disa burra të tjerë të veshur si dhunuesi i parë dhe e qëllojnë me grushta dhe shkelma.

Punonjëset e sallonit reagojnë ndaj momentit të dhunës. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj ngjarje.