Rrihet dhe kërcënohet me armë nga burri, i njëjti gjendet në arrati
Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuar, i cili në largim i kishte ekspozuar një armë (revole) duke e kanosur viktimën.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një karikator me tre fishekë.
Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor ku pas intervisitmit është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, iniciohet rasti, thuhet në raportin 24 orësh./Indeksonline/