75 Mall Live Search
10:24 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Rrihet nga burri e bashkë me fëmijët përfundon në shtëpi të sigurt

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e së enjtes në  Graqanicë. Një grua ka raportuar në  polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Ajo ka marrë mjekimin pas lëndimit të pësuar, ndërsa bashkë me fëmijët e saj të vegjël është dërguar në shtëpi të sigurt.

Policia nuk ka raportuar se ka pasur të arrestuar në lidhje me këtë rast, ndërsa është bërë e ditur se rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/