75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Rrihet një azilant sirian në Mitrovicë, bëhet për spital

Një person është rrahur në sheshin qëndror të Mitrovicës, ku si pasojë e plagëve, është dërguar në qendrën emergjente për mjekim.

Mediet lokale po raportojnë se personi është azilant me prejardhje nga Siria, teksa kanë publikuar edhe fotografi pas momentit të rrahjes.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se është arrestuar një person.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë.Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lendime i cili është dërguar për tretman mjeksor. lidhur me rastin është arrestuae një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetusit policor”, tha Zahiti.