21:51 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Rrita e Veselit feston ditëlindjen e 9-të, ky është urimi i tij

Sot ka ditëlindjen, Rrita, vajza e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

E në këtë datë të veçantë, s’kishte si të mungonte as urimi i të atit për të bijën.

“Ditëlindjet e fëmijëve na kujtojnë sa e rëndësishme është familja dhe sa përkushtim na duhet për ta bërë Kosovën edhe më të mirë e të ardhmen më të sigurtë për ta. Rrita jonë sot mbushi 9 vjet!

Urime pafund dhe gjithë të mirat e kësaj bote për ty dhe fëmijët e tjerë që festojnë sot ditëlindjen”, shkruan Veseli në Facebook./Indeksonline