Rrita e yllit shqiptar, nga 15 në 55 milionë euro
Për shkak të paraqitjeve të mira, vlera e Xherdan Shaqirit është rritur shumë dhe tashmë vlen 55 milionë euro.
Xherdan Shaqiri me paraqitjet e tij ka bërë që të gjithë kritikët të heshtin ndaj tij.
Ai u transferuar për vetëm 15 milionë euro nga skuadra e Stoke City te Liverpool.
Shaqiri është një nga futbollistët kyç të Liverpoolit që ndodhet në vendin e parë në Premierligë dhe po e dëshiron titullin e parë pas 30 vitesh.
Por, tashmë vlera e Shaqirit është ngritur në 55 milionë euro. Një rritje më të madhe se Shaqiri, në të gjitha kampionatet elitare evropiane, kanë vetëm Rodri Hernandez i Atleticos së Madridit, si dhe Lucas Torreira që luan me Arsenalin, përcjell albinfo.ch.
Observatori i futbollit, që bëri klasifikimin e blerjeve më të mira, vendosi Shaqirin në podium.
Më herët Shaqiri ishte pjesë e Interit, Bayernit dhe Baselit, derisa është anëtar i rregullt te Zvicra.