Rriten mundësitë që Alonso ta drejtojë Realin sezonin e ardhshëm

“The Athletic” raporton se janë zhvilluar bisedime mes përfaqësuesve të Xabi Alonsos dhe Real Madridit, për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin sezonin e ardhshëm.
Aktualisht, ka shumë mundësi që Xabi Alonso ta udhëheq Real Madridin sezonin e ri, por që kjo varet nga e ardhmja e Ancelottit.
Nëse italiani e fiton Ligën e Kampionëve ose La Ligan, do të ishte shumë e vështirë që klubi spanjoll do ta shkarkonte atë, dhe kjo do të thoshte se Xabi Alonso do të mbetej në Bayer Leverkusen.
Megjithatë, nga klubi spanjoll e shohin Alonson si pasardhësin e Ancelottit, andaj edhe trajneri spanjoll i kishte refuzuar Liverpoolin e Bayern Munichun sezonin e kaluar.
Xabi Alonso sezonin e kaluar e fitoi Bundesligan me Bayer Leverkusenin, madje pa u mposhtur asnjëherë, derisa e fitoi po ashtu edhe Kupën e Gjermanisë.
Megjithëse, në finalen e Ligës së Europës, Leverkuseni i Alonson u mposht nga Atalanta.