15:06 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Rriten ndjeshëm rastet me Covid në Prishtinë, Pejë e Gjilan

Instituti i Shëndetit Publikë të Kosovës sapo ka publikuar raportin 24 orësh të të prekurve e shëruarve me Covid-19.

Janë gjithsej 169 raste të reja, e ndjeshëm kësaj radhe janë shtuar numrat e të prekurve nga ky virus në Prishtinë.

Janë 71 raste të reja në kryeqytet e i cili pasohet nga qyteti i Pejës me 20 raste të reja. Në vendin e tretë renditet Gjilani me 16 raste të reja për tu pasuar nga Podujeva me 15 raste.

Më poshtë e gjeni të plotë numrin e rasteve për secilën komunë veç e veç.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!