75 Mall Live Search
13:43 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / B O

Rriten në masë të madhe çmimet e biletave të fluturimeve, në Zvicër deri 65% më shtrenjt!

Çmimet e biletave të fluturimit janë rritur në qiell që nga janari. Madje në Zvicër çmimet e biletave janë ngritur deri në 65% më shumë.

Zyra Federale e Statistikave regjistron çmimet për 34 lidhje fluturimesh nga Zvicra çdo muaj, duke përfshirë linjat Cyrih-Dubai, Basel-Palma de Mallorca, Gjenevë-Lisbonë dhe Basel-Prishtinë.

Çmimet e fluturimeve varen nga shumë faktorë dhe ndryshojnë pothuajse çdo orë. Swiss deklaron se ato përcaktohen nga oferta dhe kërkesa, shkruan Indeksonline.

Zyra Federale e Statistikave raporton se çmimet gjithashtu u rritën “sezonalisht” sepse kërkesa rritet gjithmonë përpara pushimeve verore.

Tarifat shtesë kanë të bëjnë edhe me faktin se industria tani duhet të rimëkëmbet dhe ta arrijë këtë nëpërmjet çmimeve më të larta të biletave. Skyneës shton se linjat ajrore më në fund duhet të fitojnë para përsëri për të shlyer kreditë e shkaktuara nga pandemia.

Për shkak të zhvillimit të çmimeve të naftës së papërpunuar, Zvicra njofton se çmimi i biletave të fluturimit mund të rritet edhe më shumë.

Kompania mëmë zvicerane Lufthansa ka njoftuar se do të reduktojë rrënjësisht flotën e saj në vazhdën e pandemisë. Ka gjithashtu mungesë të stafit pas përjashtimit të stafit që është bërë për shkak të pandemisë.

“Çmimi ynë është i orientuar nga kërkesa. Tarinat tona fillojnë të ulëta dhe rriten me afrimin e datës së nisjes pasi ka më pak vende të disponueshme në aeroplan” thuhet në njoftimin e Easy Jet.

“Nëse doni të fluturoni me çmim të ulët, duhet të rezervoni sa më herët dhe të mos udhëtoni gjatë sezonit kryesor të pushimeve, por në sezonin” thuhet në njoftimin e Hotelplan./Indeksonline/