Rriten për 3.2 përqind, kursimet pensionale të kosovarëve
Janë rritur për 3.2 përqind kursimet pensionale të kontribut-dhënësve kosovarë. Shprehur në shifra i bie se rritja është bërë për 55 milionë, brenda muajit të parë të këtij viti.
Përgjatë vitit 2018, kursimet pensionale të kontribuuesve kosovarë të menaxhuara nga Trusti Pensional patën pësuar rënie prej 5.2%. Shprehur në shifra janë humbur rreth 85 milionë euro për shkak të rënies së vlerës së aksioneve në tregjet financiare ku edhe janë investuar kursimet e kosovarëve, transmeton Indeksonline.
“+55 milionë euro nga investimet vetëm në janar 2019! Çmimi i aksionit në Trust u ngrit për +3.2%. Pas një dhjetori të dobët, janari ishte jashtëzakonisht pozitiv për tregjet financiare dhe kjo u reflektua në performancën e institucionit”, thuhet në një deklaratë të Fondit Pensional të lëshuar në Facebook./Indeksonline/