75 Mall Live Search
20:00 / E Martë, 18 Janar 2022 / OSH

Rriten përsëri çmimet e derivateve në Kosovë

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë përsëri kanë pësuar rritje.

Ndonëse, javën e kaluar u paralajmërua se në fund të muajit janar do të ketë ulje të çmimeve të derivateve, ndodhi e kundërta.

IndeksOnline raportoi të mërkurën e kaluar se çmimi i dizell-it ishte nga 1.18 deri në 1.27 cent, kurse i benzinës 1.20 deri në 1.29 cent.

Por këto çmime kanë ndryshuar këtë javë.

Çmimi aktual i dizell sot është 1.29 cent ndërsa i benzinës 1.31 cent.

Mbetet të shihet në javën në vazhdim a do të ketë ulje në çmimet e derivateve apo qytetarët do të vazhdojnë të përballen me ende me çmimet e larta./IndeksOnline/