75 Mall Live Search
18:01 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Z S

Rriten rastet e anemisë në Shqipëri, raporti: 15-49 vjeç mosha më e prekur

Gratë dhe vajzat që vujanë nga anemia po vijojnë të rriten në Shqipëri. Sipas të dhënave të raporti të fundit të publikuar nga UNICEF, 25%  e grave dhe vajzave në vendin tonë  vuajnë nga anemia si pasojë e mungesës së hekurit.

Raporti ka marr në krahasim situatën në vitet 2012-2023 për të gjithë botën dhe është parë që Shqipëri, gratë dhe vajzat e moshës 15-49 vjeç të prekur nga anemia është rritur me 5 %, nga 20% që ishte në vitin 2012 në 25% në vitin 2023.

Por vendi ynë nuk është i vetmi në Rajon dhe Europë që ka shtim të shifrave të personave që vuajnë nga anemia me mungesë hekuri, pasi e njëjta situatë është edhe në Malin e Zi, Serbi, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Greqi Itali dhe Francë.

Raporti I UNICEF vlerëson se Shqipëria e ka nivelin e popullatës që vuan nga anemia mbi mesataren europiane por nën atë globale, që është 31%.

Ekspertët e shëndetësisë vlerësojnë se fëmijët e vegjël dhe gratë janë më të predispozuar për tu prekur nga anemia me mungesë hekuri.

Ata thonë se disa shenja paralajmëruese janë lodhja, dhimbja e kokës, apo pagjumësia.

Trajtimi i anemisë bëhët me anë të mjekimeve që përcakton mjeku por një rol kryesor ka edhe dieta ushqimore, ku ekspertët rekomandojnë konsumin e produkte ushqimore të pasura me hekur, si mish, veza, mëlçia, susami, manaferrat dhe fasulet.