Rriten rastet e dhunës në familje në Ferizaj, vetëm gjatë shkurtit u raportuan 18 raste

Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti në rajonin e Ferizajt, janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje. 12 raste janë raportuar në qytetin e Ferizaj, dy raste në Kaçanik, dy raste në Shtërpcë
dhe dy në Han të Elezit.
Sipas të dhënave të policisë numri i rasteve të dhunës në familje është rritur krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku gjatë muajit shkurt 2024 ishin raportuar gjithsej 17 raste të dhunës në familje. Gjatë muajit shkurt 2024, 13 raste janë raportuar në Ferizaj, tri raste në Shtërpcë dhe një rast në Han të Elezit.
“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit shkurt 2025 ka shënuar një rritje prej 5.8 %, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/