75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Rriten rastet me COVID-19 dhe numri i viktimave në Itali

Gjatë 24- orëve të fundit në Itali janë regjistruar 17.246 raste të reja me koronavirusin nga 160.585 testime që janë bërë në të gjithë vendin fqinj.

Shkalla e pozitivitetit sot është rritur në 10.7%, 1.7% më shumë se dje. Dje rastet ishin 15.774 nga 175.429 tamponë.

Viktimat brenda 24-orëve të fundit janë 522, një rritje krahasuar me dje, që ishin 507, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë numri i fataliteteve shkon në 80.848.

Pacientët në kujdesin intensiv pësuan një ulje me 22 persona (2.557 në të gjithë vendin), ndërsa shtrimet në spitale janë 415 më pak.