75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / k.v

Rriten rastet me COVID-19/ Ministria apel qytetarëve: Vaksinohuni

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19.

Sipas ministrisë, mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese.

“Përmes sigurimit të dozave të mjaftueshme të vaksinës kundër Covid-19 dhe qasjes së lehtë, vaksinimi sot është një proces i lehtë dhe i mundur në njësitë e vaksinimit (KPSH) në çdo komunë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Mbroje shëndetin tuaj-Vaksinohu!