75 Mall Live Search
14:52 / E Martë, 03 Gusht 2021 / k.v

Rritën rastet me COVID-19/ Një i vdekur dhe 110 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se nga 3,667 teste të kryera në 24 orët e fundit pozitive kanë rezultuar 110 persona.

MSH njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën të ditur se janë shëruar dy persona.