21:38 / E Premte, 17 Maj 2024 / S Z

Rriten rastet me kancer, Kurtishi: Është alarmante, po preken dhe moshat e reja

Mbi 700 raste të reja me kancer janë regjistruar vetëm në katër muajt e parë të këtij viti në Kosovë. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi në një intervistë për Indeksonline thotë se në vitet e fundit ka rritje prej 10 deri 15 përqind të rasteve me kancer. E nga kjo sëmundje nuk po kursehen as moshat e reja.

“Për katër muajt e parë ne kemi regjistruar ose kemi një incidencë diku 710-715 pacientë për katër muaj janë evidentuar për herë të parë në Kliniken e Onkologjisë. Është incidencë e re e cila mund të jetë dhe më e lartë. Jemi duke i përpunuar të dhënat. Ka ngritje nga viti në vit. Në tri katër vitet e fundit ne kemi ngritje prej 10 deri 15 përqind, të patologjive të caktuara në krahasim me vitet paraprake. Dhe ajo që mbetet akoma shqetësuese në Kosovë, është se sëmundjet gjenden në stade të avansuara ku mjekimi dhe benefitet e mjekimit janë me të varfëra”, ka thënë Kurtishi.

Sipas tij llojet më të shpeshta të kancereve vazhdojnë të jenë ai i mushkërive tek meshujt dhe kanceri i gjirit tek femrat, i cili po rritet nga viti në vit..

“Vitin e  kaluar kemi regjistruar 450- 460 femra dhe këtë vit numri do të jetë më i lartë. Ndërkaq tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe ky numër nga viti në vit është në rritje. Vitin e kaluar kemi pasur me kancer të mushkërive mbi 250-270 pacientë dhe ky numër mund të shkoj deri në 300. Dhe pastaj vjen tumori i zorrës së trashë. Ndërkaq te femrat janë organet gjenitale vezoret, mitra dhe qafa e mitres. Por kemi ngritje të tumoreve dhe tek organet tjera siç është tumori i pankreasit, lukthit, testikujve te djemt dhe një përqindje të lartë të tumoreve të lëkurës dhe trurit”, thotë Kurtishi.

Sipas tij duhanpirësit janë ata që rrezikohen nga kanceri i mushërive, sidomos ata të cilëtn abuzojnë me duhanin.

“Te kanceri i mushkërive rol dominant ka abuzimi me duhan. Pjesa  derrmuese e pacientëve me kancer të mushkërive, sidomos meshkujt janë  duhanxhinjë kronik të cilët konsumojnë duhan më shumë se 10 -15 vite dhe kanë abuzuar realisht me dy tri pako në ditë. Për këtë arsye ne kemi dhe pacientë me kancer të mushkërive në mosha të reja nën 50 vjet dhe pasojat e  kësaj sëmundje janë katastrofike. Pasi që sëmundje gjindet në stande të avansuaar dhe format e  mjekimit nuk janë jo atë cfarë duhet të jenë dhe përkundër faktit që ne përdorim terapi të avansuara qofshin dhe ato imunoterapi, prapë se prapë sëmundja është problematike”, thotë ai..

Ndërsa thotë se duke pasur parasysh që Kosova ka popullatë të re, këto shifra janë alarmante.

“Nëse kemi parasysh numrin e  rasteve të larta, që është në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi tek ne është numër më i vogël por trendi është në ngritje dhe është i lartë. Dhe nëse kemi parasysh që ne jemi popullatë e re, kjo vërtetë është në alarm ku ne duhet të kemi një kujdes shumë më të madh për veten tonë dhe të bëjmë kontrolla më të shpeshta te mjeku. Dhe normalisht të lajmrërohemi sa më herët që është e mundur, që sëmundjen së paku ta gjejmë në stade kur ajo mund të ketë një zgjidhje më të mirë. Meqenëse  ne trajtojmë pacientë mbi moshën 18 vjecare,  sidomos është fjala për meshkujt djemt e rinj kanë kancer  të testiseve ndër moshën 40 vjeçare apo femra të reja me kancer të gjirit dhe vezorëve ndër moshën40 vjecare. Numër ky i cili në krahasim me vitin paraprak është 10 deri 15 për qind më i lartë dhe është sfiduese dhe problematikë në vete. Jemi duke hulumtuar për të parë arsyet se pse vjen deri tek ky fenomen, i cili më herët ka qenë më i rrallë”, ka thënë Kurtishi./Indeksonline/